E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, homazhe viktimave që vdiqën nga stuhia

Italia i bëri homazhe të shtunën 21 trupave që humbën jetën nga stuhia që gododiti Messinën e Siçilisë javën e kaluar.
Skuadrat e shpëtimit kanë nxjerrë 28 trupat nga shtëpitë e rrafshuara dhe rrugët e mbushura nga dheu, për gjashtë trupat e tjerë familjarët kanë preferuar t'u bëhet homazhi nga vetë ata.
Ndërsa për shtatë personat e tjerë që janë në gjendje kritike për jetën thuhet se nuk kanë shpresa për të mbijetuar.
Qindra njerëz morën pjesë gjatë funeralit, disa brenda në Katedralen e Mesinës e shumë të tjerë jashtë saj.
Menjëherë pas tragjedisë Kryeministri Berluskoni ka thënë se do të akordojë një fond prej një miliard eurosh për zonat e shkatërruara.
Ndërtesa të pa sigurta janë ndërtuar në Itali, veçanërisht në qendër dhe në jug të vendit. Në muajin prill një tërmet i fuqishëm goditi qytetin L'Akuila duke lënë të vrarë 300 persona, dhe autoritet u shprehën se ndërtesat e vjetra ishin shkaku i numrit të madh të viktimave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›