E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedia e paralajmëruar, policia injoroi kontrollet, autobusi pati probleme

Share

Shoqata e Ekspertëve Autoteknikë dhe Vlerësimit të Dëmeve, nëpërmjet një letërkëmbimi ka vënë në alarm Drejtorinë e Policisë së Qarkullimit Rrugor për situatën e automjeteve të transportit publik, të cilët qarkullojnë duke mos pasur sistem frenimi dhe për pasojë kanë ndodhur edhe disa aksidente. Gazeta Shqiptarja.com zbardhi sot letër-këmbimin mes drejtuesit e policisë rrugore, Vullnet Topalli dhe kryetarit të shoqatës së ekspertëve autoteknikë, Gëzim Hoxha në muajin maj.

Sipas Hoxhës, shumica e automjeteve të transportit rrugor që qarkullojnë në rrugët e vendit, nuk disponojnë frena ose sistemi i frenimit të tyre është në kushte tepër të dobëta teknike. Në shumicën e rasteve drejtuesit e këtyre automjeteve përdorin marshat për uljen e shpejtësisë, ndërsa frenat thuajse nuk i përdorin në rastet e zgjidhjes së situatave të komplikuara në rrugë. Gazeta “Shqiptarja.com” disponon të plotë këtë letërkëmbim, ku tregohet se palët bien dakord për rritjen e bashkëpunimit, por që në fakt deri tani shumë pak është bërë për evidentimin e rasteve ku mjetet e transportit lëvizin pa sistemin e frenimit.

Ndërkohë GSH raporton sot se autobusi kishte pasur probleme teknike një javë më parë, në Sarandë. Edhe ditën që ndodhi tragjedia, shoferi kishte ndaluar për të bërë rregullime në autobus.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›