E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, minatorët takim me Zv. ministrin e ekonomisë

Ndërkohë që minatorët e Bulqizës kanë hyrë sot në ditën e pestë të protestës, një përfaqësi e minatorëve të Bulqizës janë takuar sot me Zv.ministrin e ekonomisë Neritan Alibali

Takimi është zhvilluar në ministrin e ekonomisë ndërkohë që pritet që të gjendet edhe gjuha e përbashkët mes minatorëve dhe firmës ACR në lidhje me plotësimin e kërkesave të tyre.
 

Pak ditë më parë, këshilltari i ministrit, Nasip Naço, Ervis Mëhilli, theksoi se do të ketë një takim me të gjitha palët ku do të informohet me kërkesat dhe pretendimet e tyre. Gjithashtu ai theksoi se ministria bëri me dije se zhvillon kontrolle në lidhje me firmën ACR e cila zhvillon aktivitetin mineral në minierën e Bulqizës.

Minatorët e Bulqizës që prej ditës së hënë kanë nisur protestat duke kërkuar kushte më të mira pune, rritje rroge dhe ulje të moshës të daljes në pension. Ata kanë kërcënuar se nëse nuk do të plotësohen kërkesat e tyre do të futen në grevë urie.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›