E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqize, miniera rrezikon të mbyllet, Apeli i drejtuesve

Firma ruso-austriake që ka në koncesion minierën e Bulqizës ka kërkuar gjetjen e një zgjidhje për lëvizjen e mjeteve të tonazhit të rëndë pasi ndryshe është e detyruar të ndërpresë punën, duke lënë të papunë 660 minatorë. 

BULQIZE- Bllokimi i lëvizjes mjeteve te tonazhit te larte mund te mbyll minierat e kromit ne rrethet Bulqizë e Mat. Prej disa javësh në Urën e Matit nuk lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë mbi 24 tonë, si shkak i rrezikshmërisë që paraqet ura mbi 60 vjecare. Por një pengesë e tillë duket se ka shkaktuar reagimin e drejtorisë së minierës së Bulqizës e cila e paraqet situatën mjaft problematike duke paralajmëruar për mbyllje të minierës. Drejtori Petrit Duva thotë se rënia e cmimit të kromit gjatë ditëve të fundit por edhe problematika e transportimit po e cojnë minierën drejt falimentit
Mësohet se përfaqesues te firmes ruso-austriake që ka në koncesion minierën e Bulqizës kanë kerkuar nga ministria e Transportit dhe ajo e Brendshme të gjejnë një zgjidhje për lëvizjen e mjeteve të tonazhit të rëndë pasi ndryshe firma e huaj është e detyruar të ndërpresë punën në minierë duke lënë të papunë 660 minatorë.
(NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›