Komisioni i Jashtëm “Ok” tre ambasadorëve
Tre emrat e kandidatëve për ambasadorë të Shqipërisë në Serbi, Portugali e Gjermani kanë marrë sot shumicën e votave në Komisionin Parlamentar për Politikën e Jashtme. Opozita votoi kundër.
TIRANE-Tre kandidatura për ambasadorë të Shqipërisë në dy vende perëndimore dhe një shtet ballkanas janë miratuar vetëm më votat e mazhorancës në Komisionin e Jashtëm. Komisioni Parlamentar për Politikën e Jashtme ka miratuar sot tre emrate ambasadorët të rinj; Shpëtim Çaushi është emëruar për të përfaqësuar ambasadën shqiptare në Beograd, Vlater Ibrahimi për në Gjermani, ndërsa Edmond Kraka për në Lisbonë të Portugalisë. Tre kandidaturat janë emëruar vetëm nga deputetët e mazhorancës në komisionin e Jashtëm, ndërsa ato të opozitës kanë dhënë votën e tyre kundër.
Pas emërimit nga ana e komisionit parlamentar, pritet që presidenti Bamir Topi të hedhë firmën përfundimtare. Pas dekretit të Presidentit, shteti mund t’i ngarkojë zyrtarisht këto emra që të përfaqësojnë Shqipërinë në vendet përkatëse ku ata janë akredituar.
(d.b/BalkanWeb)