E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza ekonomike, Ministri Bode: Janari rezultoi pozitiv

Ministri i Financave është treguar optimist për fillim vitin në Shqipëri. Gjate nje konference per shtyp, Ministri Bode e cilësoi ekonominë shqiptare si në ditët e saj më të mira dhe jo në ditët e zeza që po përjetojnë ekonomitë e shumë vendeve të botës 

TIRANE-Ministri i Financave Ridvan Bode është deklaruar sot rreth krizës financiare botërore që ka përfshirë shumë vende të botës. Ministri i financave është treguar optimist për fillim vitin në Shqipëri. Gjate nje konference per shtyp, Ministri Bode duke iu referuar muajit janar, e karakterizoi këtë muaj si pozitiv dhe e cilësoi ekonominë shqiptare si në ditët e saj më të mira dhe jo në ditët e zeza që po përjetojnë ekonomitë e shumë vendeve të botës. Sa u përket masave për t'i bërë ballë një krize të mundshme, Bode theksoi se të tilla janë marrë në tregun e brendshëm financiar. I pyetur rreth kursit valutor, Ministri i Financave garantoi se kursi i këmbimit do të stabilizohet.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›