Mihaj: Gjyqtari Nuni në gjendje është në gjendje të mirë shëndetësore

Gjendja shëndetësore e anëtarit të Gjykatës së Lartë, Adrian Nuni, i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së së dielës nga persona ende të paidentifikuar, tashmë paraqitet e mirë, bëri të ditur sot drejtori Spitali Ushtarak Qendror Universitar në Tiranë, Bedri Mihaj. "Ekipi mjekësor, pas kryerjes së ekzaminimeve mjekësore dhe konsultave do të vendosë sot rreth orës 15:00, nëse Nuni do të qëndrojë nën vëzhgimin e mjekëve, apo do të dalë nga spitali", tha Mihaj. Nga momenti i mbërritjes në spital, të dielën rreth orës 23.30, e deri sot, gjyqtari Adrian Nuni ka qenë nën kontroll nga ekipi mjekësor, i përbërë prej mjekëve Afron Miçi, Apostol Veso, Xhaferr Çamneni, Din Selimaj. Si pasojë e 4 plumbave, gjyqtari Nuni ka pësuar dëmtime në 2 organe, në ekstremitetin e sipërm të majtë (në krahun e majtë) dhe në legjionin lumbar në inde të buta, muskulaturë, por pa rrezik për jetën. Ngjarja ndodhi të dielën, rreth orës 23.00 në rrugën "Medar Shtylla" në Tiranë, kur persona ende të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri në drejtim të 40- vjeçarit Ardian Nuni, i njohur për aktivitetin e tij në sistemin e drejtësisë shqiptare. Nga viti 2007, Nuni është anëtar i Gjykatës së Lartë. Gjyqtari Adrian Nuni është vizituar nga autoritetet më të larta të shtetit, qeverisë, Kuvendit, etj, të cilët kanë dënuar atentatin ndaj tij dhe kanë kërkuar vënien para drejtësisë të autorëve të krimit.
...