Greva, të dënuarit kërkojnë përfitim nga falja për festat e fundvitit
Të dënuarit e burgut të Shën Kollit në Lezhë prej dy ditësh refuzojnë marrjen e ushqimit, ndërkohë që kanë sqaruar edhe shkaqet e fillimit të kësaj greve. Vetëm një muaj e gjysmë nga festat e fundvitit, ata kërkojnë të përfshihen në uljet e dënimit që bëhen nga kreu i shtetit, Presidenti Bamir Topi, apo dhe veprat penale që kanë kryer të përfshihen në faljen që bëhet nga Parlamenti. Për këtë grevë ka pasur edhe një reagim zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, të cilët janë shprehur se “të dënuarve të futur në grevë urie në burgun e Shën Kollit, nuk iu janë cenuar të drejtat e tyre”. Sipas burimeve, të dënuarit kanë refuzuar ushqimin e burgut, ndërkohë që kanë preferuar që të marrin të ushqimet e sjella nga ana e të afërmve të tyre. Në një njoftim për shtyp, burgjet sqaronin se tre ishin çështjet kryesore për të cilën ishin futur në grevë të dënuarit. Bëhet fjalë për vonesat e ekzekutimit të vendimeve penale, mosnjohja e ditëve të punës për efekt uljeje dënimi, si dhe kërkesa për ulje dënimi dhe për faljet e fundvitit. Mësohet se përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, kanë shkuar dhe kanë kontaktuar me vetë të dënuarit, të cilët edhe kanë refuzuar ushqimin e tyre. Këta të fundit mësohet se nuk kishin të drejtë ligjore për të kërkuar ulje dënimi ose falje, ose të kishte pasur raste për vonesa në ekzekutimin e vendimeve penale, apo të kishin qenë në marrëdhënie pune në institucion. Gjithashtu nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve bëhet me dije se në burgun e Shën Kollit është bërë edhe një investim me vlerë 27.978.000 milionë lekë, ku janë ndërtuar tualetet në çdo dhomë dhe është bërë instalimi i ujit të ngrohtë për të gjithë godinën. Ky burg ka një kapacitet për 510 të dënuar, ndërsa në të sipas Drejtorisë së Burgjeve gjenden vetëm 455 të burgosur. Po ashtu, hapësirat e ajrimit në këtë institucion janë 1 herë më tepër se ato normale. Lidhur me kërkesat e të dënuarve grevistë, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Gazmend Dibra, u shpreh se kishte ankesa ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve. Ai ngriti sërish të njëjtën ankesë, atë të zvarritjeve në përcjelljen e dokumentacioneve, si dhe tejzgjatjen e procedurës së hetimeve. “Një shtetas qëndron 7-8 muaj në paraburgim për një tub të vjedhur. Por ky nuk është një rast i vetëm, por ka edhe mjaft të tjera. Nuk arrij ta kuptoj se çfarë bën një prokuror në një kohë kaq të gjatë për të hetuar një vjedhje kaq të thjeshtë, duke tejzgjatur gati një vit hetimet. Raste të tilla ka pasur dhe ka dhe shpesh janë shkak për tejmbushjen e burgjeve”, - u shpreh Dibra teksa ka qenë duke sqaruar disa nga arsyet e mbipopullimit në burgje.
Kërkesat
* Vonesat e ekzekutimit të vendimeve penale
* Mosnjohja e ditëve të punës për efekt uljeje dënimi
* Kërkesa për ulje dënimi dhe për amnistitë e fundvitit
Hysi: Abuzime në thirrjen e avokatëve, pas shoqërimit në polici
Drejtoresha e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Vasilika Hysi, gjatë takimit të organizuar nga Ministria e Jashtme, Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, ka vënë në dukje disa nga problemet e hasura gjatë inspektimeve të bëra në këto institucione. Sipas saj, gratë flenë dy në një krevat, ndërsa ka raste që kjo gjë bëhet edhe me turne. Shumë nga të paraburgosurit mund të jenë të dhunuar, por këta të fundit nuk pranojnë që të deklarojnë dhunën e ushtruar, pasi kanë frikë se sapo juristët e Komitetit Shqiptar të Helsinkit të largohen, ata sërish do të dhunohen, por nuk do të përfitojnë as nga lejet për fundvitit etj. Nuk mbeten jashtë problemeve as rastet kur në shumë paraburgime gjenden persona të sëmurë mendorë, të cilët duhet të trajtohen në spitalin e burgut, e për një pjesë e të dënuarve apo paraburgosurve që ndodhen në këtë spital duhet të shikohen kushtet dhe kriteret e masës së sigurisë. Problem shqetësues, sipas Hysit, mbeten komisariatet. Një pjesë e tyre, sipas Hysit, nuk kanë as krevate, por as kushte në të cilat duhet të mbahet i ndaluari. Po ashtu në komisariate do të gjesh të mitur por edhe të rritur në të njëjtin vend, ku në të kanë ndodhur edhe abuzime seksuale, raste të cilat nuk janë denoncuar. Madje, një pjesë e të ndaluarve nuk iu lejohet që të takojnë avokatët e tyre mbrojtës, duke iu dhënë mundësinë vetëm gjatë daljes së tyre në masë sigurie. Skandali thellohet edhe më tej, kur një avokat është thirrur 82 herë në një komisariat për të mbrojtur të drejtat e të ndaluarve. Problemet rriten edhe më tej, kur prokuroria dhe gjykata lënë në burg të moshuar. Hysi ka përmendur rastin e çiftit të Vlorës, 84-vjeçarit dhe 72-vjeçares të cilët nuk ishin në gjendje për të qëndruar në këmbë, por këta të fundit janë cilësuar si persona me rrezikshmëri shoqërore.
Jacob Wolasiewicz: S’ka burg ku nuk ka abuzime seksuale
Agjenti i qeverisë polake në Gjykatën Evropiane, Jacob Wolasiewicz, u shpreh për “standard” se të burgosurit duhen angazhuar më shumë në jetën sociale, si dhe nga ana tjetër problemeve të vogla iu duhen dhënë edhe më shumë rëndësi, paçka progresit të lakmueshëm të qeverisë shqiptare.
Pas konferencës me temë “Çështje të zbatimit të nenit 1 të Protokollit të Parë Shtesë dhe nenit 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, parë në këndvështrimin e jurisprudencës së gjykatës”, agjenti i qeverisë polake në Gjykatën Evropiane, Jacob Wolasiewicz, u shpreh për gazetën se ishte shumë i befasuar nga rezultatet e mira që ishin arritur në Shqipëri gjatë kësaj kohe.
Për sa i përket shkeljes të nenit 3 të Konventës, ku bëhet fjalë për ndalim të torturës dhe trajtimeve çnjerëzore, degraduese, të cilat janë konstatuar nga gjykata e Strasburgut, Jacob Wolasiewicz u ndal më së shumti në abuzimet në burgje. “Nuk ka burg që nuk ka abuzime, megjithëse unë nuk pata rastin t’i vizitoj burgjet shqiptare për arsye kohe. Problem edhe më i madh është se të dhunuarit nuk flasin për abuzimet për arsye të ndryshme si frika, nderi etj. Megjithatë, abuzuesit duhen dënuar për veprat e tyre dhe nga ana tjetër të burgosurit duhen angazhuar më shumë me punë apo studim brenda atyre mureve që kur të dalin, të kenë më shumë mundësi socializimi. Mbi të gjitha, problemi duhet kapur që në gjenezë, për të mos ta lënë atë të zhvillohet më pas”. Në fund, agjenti i qeverisë polake në Gjykatën Evropiane para se të largohej për në Poloni u shpreh tërë optimizëm për funksionim e shtetit shqiptar, duke na premtuar se do ta vizitonte Shqipërinë sërish shumë shpejt.
Lorena Kollobani
Mneri: 76 çështje janë pranuar nga Strasburgu, 146 po shqyrtohen
Agjentja shqiptare: Kalimi i zyrës së përfaqësisë tek Avokatura e Shtetit, nuk do mirëpritet nga Këshilli i Evropës
Gjykata e Strasburgut ka pranuar tashmë 76 çështje nga Shqipëria, për të cilat është vënë në dijeni përfaqësia e shtetit shqiptar, e përfaqësuar nga Suela Mneri dhe stafi i saj. Ndërkohë që 146 çështje janë duke u verifikuar dhe ende nuk është vendosur se sa prej tyre do të pranohen për shqyrtim. Pjesa më e madhe e këtyre çështjeve janë për pronat, ndërsa pjesa tjetër për raste torturash apo dhe ankesa për vendime të ndryshme penale. Sipas Agjentes shqiptare në Gjykatën e Strasburgut, e cila mbron prej 3 vitesh interesat e shtetit shqiptar, pikërisht këto raste dhe shkaqet që çojnë ankuesin deri në këtë gjykatë bënë të mundur konferencën 2-ditore në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme dhe Këshillin e Evropës. Kjo konferencë kishte si qëllim ndarjen e diskutimin mbi “Çështje të zbatimit të nenit 1 të Protokollit të Parë Shtesë dhe nenit 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, parë në këndvështrimin e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane për vendin tonë”. Organizimi i këtij aktiviteti u pa i domosdoshëm pas daljes së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut me vendim për çështjet: “Driza kundër Shqipërisë”, “Rramadhi kundër Shqipërisë” dhe “Dybeku kundër Shqipërisë”. Në këto tre vendime, Gjykata e Strasburgut ka konstatuar shkelje të nenit 1 të Protokollit të Parë Shtesë të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, konkretisht cenim të pronës dhe shkelje të nenit 3 të Konventës, ku bëhet fjalë për ndalim të torturës dhe trajtimeve çnjerëzore, degraduese, duke kërkuar nga shteti shqiptar të marrë masa të menjëhershme për vendosjen e standardeve të kërkuara nga Konventa në zbatim të neneve në fjalë. Sipas Agjentes Mneri, haset mjaft vështirësi në institucione për të shpjeguar sesi mund të parandalohet që mjaft çështje të shkojnë në Gjykatën Evropiane, sidomos në rastet e pronave dhe torturës. Ndërkohë, një tjetër problematikë mund të konsiderohet, sipas Mnerit, edhe mbrojtja e interesave të shtetit në Strasburg nga Avokatura e Shtetit. Sipas Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, interesat e shtetit janë në koherencë me të drejtat e njeriut. Përfaqësuesi i shtetit bashkëpunon me Avokaturën e Shtetit dhe kjo ndodh në raste të veçanta, por asnjëherë nuk mund të jetë Avokatura e Shtetit që duhet të përfaqësojë shtetin në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Sipas Mnerit, Avokatura e Shtetit ka rol tjetër dhe një hap i tillë nuk do të jetë i mirëpritur nga Këshilli i Evropës, pra kalimi i zyrës në varësi të Avokaturës së Shtetit. Vetëm Spanja e ka këtë zyrë tek Avokatura e Shtetit, ndërsa vendet e tjera evropiane e kanë si zyrë në Ministrinë e Jashtme.