Elvana Hana merr gjithë tenderat e Shëndetësisë
Antena brenda familjes
Korrespondenti i “Antenës” kishte vendosur të bënte një shkrim për reformën në shëndetësi si përparësi e qeverisë. Përpara se të shtjellonte problemet, mendoi të kalonte njëherë nga Flamuri si njeri i informuar për atë që ndodh. Duke qenë se ai ka mbuluar dhe emërimet në Shëndetësi, e kishim më të lehtë.
Flamuri u tregua i gatshëm. Ishte i nxehur dhe me ministren e re, se dhe kjo ka filluar e vë nga një republikan në çdo spital. Ja, në Sarandë kishte hequr kryetarin demokristian dhe kishte vënë një republikan. Dhe në Shkodër kështu. Dhe në rrethe të tjera. Njësoj si më parë. Kjo e kishte xhindosur pak, por, sidoqoftë arritëm të marrim atë që duhej.
Së pari na sqaroi për ato që pëshpëriten rreth ISKSH. Në siklet të madh është me ISKSH dhe ka çuar dhe vëllain e vet te tenderat aty për t’i qëndruar në krah Elvanës, mbesës së gruas së atij burrit. Dhe vëllai i tij e di se ç’heq. Sa herë që bën ndonjë gjë në tender pa leje, ia kthen ajo dhe i thotë se i ka thënë xhaxhi me tetën. S’i vjen zor. Po shkon vajza 40 vjeç dhe akoma thotë teta dhe xhaxhi.
Sipas Flamurit, ajo paskësh marrë gjithë lekët e sistemit shëndetësor këtë vit. D.m.th., te kjo reforma e vetëfinancimit të spitaleve që do nisë në janar, ajo paska investuar gjithë fuqinë e saj politike, tetën, xhaxhin dhe natyrisht bankën e saj. Ato fonde që i jepte Ridvan Bode me pikatore, tani do t’i japë kjo kokëkashta, siç i thotë Ridvani, duke i kaluar nga banka e saj dhe duke marrë komisionin për çdo transaksion.
- Po me këtë reformën sikur merret zëvendëskryeministri, Genc Pollo? - pyeti “Antena”.
- Lëre mos ma kujto atë kuqon e mutit, se me çohet mishi kokërr. Edhe ai është bërë palë me kokëkashtën tani, i kanë rregulluar telat.
- Po pse, ç’ka bërë?
- Lëre, lëre, po përgatisin një grabitje të madhe kësaj here, saqë ajo puna e fondeve të spitaleve që kalojnë nga “Credins” duket lodër fëmijësh. Këtu i themi, këtu i lëmë. Jo se ai burri nuk di gjë, si gjithnjë, se me këto punë merret e shoqja tani. I kanë ndarë detyrat. Të mos na dalë llafi nëpër gazeta, se më merr dhe mua lumi pastaj, se unë nuk them dot nuk di gjë, ai burri e ka kollaj, po mua s’më fal njeri.
Kanë rregulluar një fond të madh nga qeveria më duket dhe do bëjnë një program informatizimi. Goxha pará e madhe, po se sa është, një zot e di.
Dhe e kanë ndërtuar mbi bazën e Oracle, se me demek këto firmat e tjera që bëjnë programe s’janë dhe aq të mira.
Përfaqësues i Oracle në Shqipëri është Albert Kola që ka qenë dhe shefi i IT të ISKSH e që dha dorëheqjen, kur u bënë ato sulmet nëpër gazeta. Pasi ta nxjerrin fondin, zbatimin do ta marrë firma e Ilir Beqjes, se ajo e ka ekskluzivitetin e Oracle në Shqipëri.
- E kujt mo? E atij që shan qeverinë?
- E, e shan ditën, po rregullohen natën. Me ata s’ke din e iman. Më vjen turp t’iu dal njerëzve në sy, se këto janë paudhësi të papara.
- Epo njëri do ta fitojë tenderin …
- Po s’e kam te halli i lekëve të tenderit, po ata do të kenë akses gjithnjë mbi database-in e të siguruarve dhe unë për këtë kam frikë. Po sikur ta manipulojnë e t’i bëjnë dëm atij burrit pastaj?
- D.m.th., t’i mbledhim gjërat bashkë. Së pari, ajo do marrë gjithë lekët e sistemit shëndetësor, do bëjë gjithë tenderat e shëndetësisë dhe do t’i kalojë gjithë këto lekë nga banka e saj private?
- Po.
- Dhe kjo ministrja e re Godo do ngelet me gisht në gojë?
- I ka hap rrugë vetë ajo, se nuk i intereson të përzihet me lekë, do të bëjë karrierë.
- E kuptova. D.m.th., tani njeriu më i pasur në Shqipëri, me më shumë fonde në dispozicion, mbetet Elvana Hana?
- Po o mixhë dhe llafet i ha vëllai im që është përgjegjës për tenderat. ǒt’i bëj atij burrit unë, po e kisha zhdukë atë kokëkashtën nga faqja e dheut. Po e mbron ai, se është mbesa e asaj gruas.