E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, pranga fadromistit të kromit



BULQIZE - Policia arreston fadromistin që shkaktoi vdekjen e 45- vjeçares Marjana Rushiti mesditën e së premtes ndërsa gjente mineralin e kromit. Kështu bëri të ditur dje zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë të Qarkut Dibër. Vdekja e Marjana Rushitit, nënë e katër fëmijëve, disa orë pas aksidentit, nxiti ekspertët e policisë dhe sigurimit teknik të zbardhin vdekjen e punëtores së firmës “Gerif 2002 shpk”. Sipas policisë lokale është vënë në pranga 52-vjeçari Petrit Koçi, drejtues i fadromës që shkaktoi ngjarjen tragjike. Ngjarja e rëndë ndodhi në stokun e pusit nr.2, poshtë galerisë 41 të minierës së Bulqizës. Viktima dhuronte gjak për të siguruar të ardhura për fëmijët e saj që i rriste e vetme pas divorcit. h.p

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›