E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paraguai mund Sllovakinë dhe “prek” 1/8-at



Kujdes nga ky Paraguai! Pas barazimin 1-1 kundër Italisë, dje, djemtë e trajnerit Martino fituan lehtësisht 2-0 përballë Sllovakisë së Marek Hamshik, e cila zhvilloi një nga paraqitjet e saj më të dobëta. Paraguai, ndryshe nga sfida e parë kundër kampionëve të botës, hyri në fushë me një skemë shumë ofensive, ku në vendin e Torresit kishte hyrë Santa Kruzi që nga minuta e parë. Më i duruar ishte trajneri Veis, i cili hedh në fushë një skemë me një sulmues të vetëm, Vitekun. Loja u mor në dorën e bardhekuqve, të cilët dominuan në zotërimin e topit dhe sulmuan me vendosmëri. I vetmi që shkëlqeu ishte pikërisht portieri. Trajneri Veis nuk mendoi se ishte e nevojshme të bënte zëvendësime në pjesën e dytë dhe rrjedhimisht as loja e tyre nuk ndryshoi. Pa shumë grintë dhe rrezikshmëri për ta. Zëvendësimi i parë erdhi në minutën e 70-të, kur doli Sestak dhe në vendin e tij hyri Holosko. Ndërkohë, paraguaianët vazhdonin të sulmonin. Në të 86’-ën, pas një krosimi në zonë me anë të një goditje dënimi, bëhet rrëmujë brenda zonës së Sllovakisë, Kardozo kontrollon topin por nuk gjuan. Pason për te Riveros, i cili arrin ta shtyjë në rrjetë. Goli i dytë dhe i sigurisë për Paraguain, i cili ka hedhur një hap drejt kualifikimit për në raundin tjetër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›