E Diel, 1 Nëntor 2026

Lëndët me zgjedhje, pikët që ju duhen për të kaluar



Provimet me zgjedhje në 30 qershor janë sfida e fundit e Maturës Shtetërore për këtë vit. Me dhënien e tyre, nxënësit nisin një fazë të re, atë të konkurrimit në shkollat e larta. Mësuesit e gjimnazeve deri në mbyllje të javës së ardhshme duhet të zhvillojnë konsultime me nxënësit që janë regjistruar për të marrë pjesë në dy provimet me zgjedhje të 30 qershorit. Gjatë këtyre orëve nxënësit do të orientohen me të gjitha temat e paqarta mësimore që do të jenë pjesë e temave të provimit. Sipas rregullores, rreth të gjitha pyetjet që do të bien në tezat e provimeve për të 12 lëndët, do të merren nga programet orientuese që janë shpërndarë gjatë vitit shkollor. Testet e provimeve me zgjedhje të Maturës Shtetërore përmbajnë për secilën lëndë 20 kërkesa, nga të cilat 10 janë me përgjigje alternative dhe përbëjnë 10 pikë dhe 10 kërkesa janë me zhvillim e përbëjnë 30 pikë. Kështu, në total një maturant për të marrë notën maksimale duhet të mbledhë 40 pikë nga përgjigjet e dhëna. Procedura e hartimit të këtyre testeve do të nisë në datën 23 qershor, ku specialistët e përzgjedhur do të ngujohen për një javë në ambientet e Agjencisë së Vlerësimit të Arritjeve të nxënësve. Në rast se nxënësit nuk arrijnë të jenë kalues në njërën nga këto lëndë, ata humbin automatikisht të drejtën e konkurrimit në shkollat e larta. Do t’u duhet që këtë procedurë të bëjnë vitin që vjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›