E Diel, 1 Nëntor 2026

Qëlloi policinë, arrestohet 37-vjeçari



FIER - Pranga një 37-vjeçari nga Patosi, i cili shtiu me armë gjahu ndaj dy punonjësve të qarkullimit rrugor. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00 të së shtunës, kur Genci Hasanaj qëlloi ndaj dy efektivëve. Këta të fundit u afruan në momentin që Hasanaj po qëllonte me armë tabelat sinjalistike në aksin Fier-Ballsh. Kur 37-vjeçari ka vënë re praninë e policisë tentoi të qëllonte edhe ndaj tyre. Fatmirësisht, në vend është ndodhur edhe qytetari A.S., i cili ndërhyri duke bërë që arma të shkrepte në ajër. Pas disa orësh kërkime, kolegët e efektivëve që rrezikuan jetën, mundën të arrestonin Hasanaj, i cili ishte fshehur në ish- repartin ushtarak në fshatin Margëlliç të Patosit. Sipas burimeve, në momentin e prangosjes, i kërkuari nuk bëri rezistencë. m.r

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›