E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, shpërthim eksplozivi në një disko

SARANDË-Një sasi eksplozivi e vendosur në ambientet e jashtme të një diskoje në qytetin bregdetar të Sarandës ka vënë në alarm policinë e qytetit.
Sasia e eksplozivit, lloji i të cilit ende nuk është përcaktuar ishte vendosur në derën e jashtme të disko ‘Ekuador’. Policia bën të ditur se nga shpërthimi sot në mëngje, nuk ka pasur dëme në njerëz dhe as në materiale. Në vendgjarje janë gjetur 3 fitila. Policia po heton për autorët e vendosjes së eksplozivit.

Qyteti i Sarandës këto ditë të nxehta vere është populluar ndjeshëm nga turistët që pushojnë brigjeve të qytetti bregdetar.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›