Berisha përshëndet marrëveshjen për veriun e Kosovës
TIRANE- Kreu i qeverisë shqiptare, Sali Berisha përshëndet mirkuptimin e arritur sot midis qeverisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it. Sipas tij me këtë marrëveshje garantohet kontrolli i kufirit verior të Republikës së Kosovës dhe hidhen baza solide për zgjidhjen me negociata, bazuar në parimin e reciprocitetit, të çështjes së lëvizjes së lirë të mallrave midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Lajmi bëhet publik nga faqja zyrtare e Kshillit të Mnistrave.
“Qeveria shqiptare vlerëson bashkëpunimin e qeverisë së Kosovës me KFOR-in dhe EULEX-in, gadishmerinë e saj për të vazhduar dialogun dhe negociatat në procesin e Brukselit”, thuhet më tej në njoftimin e qeverisë
Kryeministri Berisha në emër të qeverisë së tij u bën thirrje palëve që të vendosin lëvizjen e lirë të mallrave në të dy drejtimet si dhe të bashkpunojnë në luftën kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar në interesin më të mirë të vendeve të tyre dhe rajonit në tërësi.
(m.a/BalkanWeb)