E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pashk Tusha padit për arbitraritet zyrtarin e policisë

TIRANË- Ish-drejtori i policisë së Tiranës dhe Durrësit në vitin 2003, aktualisht drejtues i policisë private të një objekti, Pashk Tusha padit një zyrtar të policisë së shtetit.

Zyrtari i kallëzuar nga Tusha është Fatos Cevrenishti, shefi i seksionit të policisë private në policinë e shtetit (SHRSF). Ky i fundit paditet për arbitraritet nga Tusha, pasi para disa ditësh e ka penguar të marrë në ruajte një objekt.

Padia e Tushës është dorëzuar sot në Prokurorinë e Tiranës. Kujtojmë se zyrtari i paditur Fatos Cevrenishti është personi përgjegjës për firmosjen e të gjitha mandateve kur një poli private merr në mbrojtje një objekt.

Në rastin konkret paditësi Tusha deklaron se i ka pasur të gjitha dokumentacionet në rregull, prandaj ngre edhe padinë për arbitraritet.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›