E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gramsh gjendet e copetuar ne pyll

Gjendet e copëtuar në pyll trupi i një 58 vjeçare nga Gramshi. Pjesë të trupit të Luljeta Hoxhës me banim në Kukër të Gramshit u gjendën nga një bari në vendin e quajtur Sheshi i Butë në pyllin në afërsi të fshatit. E ndjera ishte larguar nga banesa në 9 prill të këtij viti. Me gjithë kërkimet e familjarëve dhe policisë nuk u bë e mundur që të gjendet. 
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar ekspertët dhe grupi hetimor. Ende nuk dihen shkaqet e largimit të gruas nga banesa, por sipas të dhënave paraprake ajo kishte kohë që kishte kaluar në depresion. Sa i përket copëtimit të kufomës dyshohet që të ketë ndodhur nga egërsirat në pyll.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›