Bulqizë, shpërthen gazi në pus, plagosen 7 minatorë
BULQIZE-Një ngjarje e rëndë është shënuar sot paradite në minierën e Bulqizës ku 7 minatorë kanë mbetur të plagosur e djegur nga shpërthimi i gazit në galeri.
Mësohet se shpërthimi i gazit ka ndodhur në pusin numër 2 te nivelit te 17 të minierës ku minatorët ishin duke punuar. 7 minatorë janë plagosur dhe janë dërguar fillimisht me urgjencë në spitalin e Bulqizës, por për shkak të gjendjes së rënduar është rekomanduar dërgimi i tyre në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Drejt Bulqizës u nisën 2 helikopterë, ku një prej tyre po transporton 7 të plagosurit drejt spitalit Ushtarak ne Tirane.
Nuk dihet ende fati i 2 minatorëve që besohet se ishin brenda në pus. Nuk konfirmohet nëse ata ishin brenda në pus, apo nuk e kishin nisur ende turnin e punës së bashku me 7 të tjerët. Sipas inxhinierit të ashensorëve, në galeri janë futur 10 minatorë, por nuk dihet nese ne pusin nr 2 kane qene te dhjete apo vetem 7 prej tyre.
Mësohet nderkohe se pusi ishte në administrimin e firmës austriake ACR, ndaj të cilës minatorët prej 2 muajsh janë hedhur në grevë e protesta ku kërkojnë përmirësimin e kushteve të punës dhe pagat.
Minatoret e plagosur ishin ne radhet e minatoreve qe kane protestuar dhe marre pjese ne greven ndja firmes ACR.
Pas grevës në nivelin e 14 të minierës, RISHM ditët e fundit ka bërë inspektimin e këtyrë minierave, ku disa fronte pune i ka nxjerrë të pafunksionueshem për shkak të mungesës së kushteve teknike. Nuk dihet nëse ky pus ishte kosntatuar më defekte ose jo
(d.b/BalkanWeb)