E Diel, 1 Nëntor 2026

Bulqizë, shpërthen gazi në pus, vdes 1 minator 7 plagosen

BULQIZE-Sot një shpërthim i fuqishëm në një pus të minierës së Bulqizës tronditi qytezën e vogel. Disa minatorë kishin hyrë në pusin nr 2 të nivelit të 17 të minierës për të ristrukturuar pusin, tha RISHM. 7 minatorë u nxorrën të plagosur fillimisht, Gjendja e tyre tepër e rëndë solli nevojën për transportim me helikopterë drejt Tiranës. 2 minatorë rezultuan të zhdukur. Pas 1 ore kërkimi, 1 prej tyre u gjet i pajetë në pus, kurse një tjetër u nxorr gjallë. Pusi administrohet nga firma ACR, ndaj së cilës minatorët prej 3 muajsh vijojnë greva e protesta me qëllim përmirësimin e pagave dhe kushteve në punë. RISHM dyshon se pati shperthim gazi te paparashikuar, nderkohe vijojne hetimet per zbardhjen e ngjarjes

NISIN HETIMET
Ora 11:40-Specialiste te minieres po verifikojne terrenin ku ndodhi ngjarja e rende.

ACR ASNJE REAGIM PER NGJARJEN
Ora 11:35-Ndersa ngjarja e rende ka ngritur ne kembe gjithe Bulqizen, firma ACR ka mbyllur zyrat. Nderkohe familjare, te aferm kane marre rrugen per ne Tirane per tu ndodhur prane 7 te plagosurve.

TE PLAGOSURIT
Ora 11:30-Kater prej të plagosurve që po mjekohen në Spitalin Ushtarak në Tiranë janë minatorët Bastri Toska, Hajri Koçi, Xhelal Ruçi, Zaim Perkola, pritet të mësohen emrat dhe të tre të tjerëve.

RISHM: KA PATUR SHPËRTHIM HIDROGJENI, I PAPARASHIKUAR
Ora 11:15-Reparti i Inspektimit të Shpëtimit të Minierave (RISHM) reagoi menjëherë pas incidentit të sotmë në minierën e Bulqizës, zonë ku ky repart kreu inpektimet për të verifikuar nëse miniera plotësonte kushtet e sigurisë në punë.
RISHM deklaron se në nivelin e 16 të minierës në pusin nr 2 punohej për strukturën e pusit. RISHM thekson se një shpërthim i paparashikueshëm hidrogjeni ka shkaktuar sot incidentine rëndë qe preku dhe nivelin e 17 ku punonin minatoret.

GJENDET I VDEKUR, NJE PREJ 7 MINATOREVE TE HUMBUR, SHPETOHET NJE TJETER
Ora 11:10-Nje prej minatoreve te humbur ne pusin numer 2 te nivelit te 17 eshte gjetur i pajete. Nderkohe rezulton i humbur nje tjeter minator. Ne pusin ku ndodhi shperthimi i fuqishem sot paradite humbi jeten minatori Naim Shyti. Nderkohe eshte nxjerre i gjallë nga galeria minatori tjetër që konsiderohej i humbur, Astrit Cupi. Minatori i u nxorr nga forcat e emergjencës.

SHPERTHEN GAZI, NE MINIERE PLAGOSEN 7 MINATORE
Ora 10:15-Një ngjarje e rëndë është shënuar sot paradite në minierën e Bulqizës ku 7 minatorë kanë mbetur të plagosur e djegur nga shpërthimi i gazit në galeri.
Mësohet se shpërthimi i gazit ka ndodhur në pusin numër 2 te nivelit te 17 të minierës ku minatorët ishin duke punuar. 7 minatorë janë plagosur dhe janë dërguar fillimisht me urgjencë në spitalin e Bulqizës, por për shkak të gjendjes së rënduar është rekomanduar dërgimi i tyre në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Drejt Bulqizës u nisën 2 helikopterë, ku një prej tyre po transporton 7 të plagosurit drejt spitalit Ushtarak ne Tirane.
Nuk dihet ende fati i 2 minatorëve që besohet se ishin brenda në pus. Nuk konfirmohet nëse ata ishin brenda në pus, apo nuk e kishin nisur ende turnin e punës së bashku me 7 të tjerët. Sipas inxhinierit të ashensorëve, në galeri janë futur 10 minatorë, por nuk dihet nese ne pusin nr 2 kane qene te dhjete apo vetem 7 prej tyre.

Mësohet nderkohe se pusi ishte në administrimin e firmës austriake ACR, ndaj të cilës minatorët prej 3 muajsh janë hedhur në grevë e protesta ku kërkojnë përmirësimin e kushteve të punës dhe pagat.
Minatoret e plagosur ishin ne radhet e minatoreve qe kane protestuar dhe marre pjese ne greven ndaj firmes ACR.

Pas grevës në nivelin e 14 të minierës, RISHM ditët e fundit ka bërë inspektimin e këtyrë minierave, ku disa fronte pune i ka nxjerrë të pafunksionueshem për shkak të mungesës së kushteve teknike. Nuk dihet nëse ky pus ishte kosntatuar më defekte ose jo

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Bulqizë, shpërthen gazi në pus, vdes 1 minator 7 plagosen

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›