Shkup, zjarr në hotelin ku po qëndron emiri i Katarit
SHKUP- Hoteli ‘Aleksandar Palace’ në Shkup përfshirë nga flakët gjatë një pritjeje që ishte organizuar për nder të delegacionit të lartë të udhëhequr nga emiri i Katarit, Al Tani.
Ngjarja ka shkatuar panik tek delegacioni, ndërkohë që zjarri ra para para darkës solemne të organizuar dje në këtë hotel ku ishte i pranishëm edhe presidenti Gjorgje Ivanov dhe më pas me vonesë edhe kryeministri Nikolla Gruevski.
Pas 20 minutave zjarri është shuar pas ndërhyrjes së një ekipi zjarrfikësish, raporton INA. Përfaqësuesit të hotelit më të njohur në Shkup kanë lajëmruar se bëhej fjalë për një incident të shkaktuar nga shkëndija e një llambe elektrike.
Delegacioni i Katarit i përbërë prej 100 veta, përfshirë 12 ministra për herë të parë po qëndron për një vizitë dyditore në Maqedoni. Gjatë vizitës së tij dje u nënshkruan marrëveshje në fushën e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar dhe mundësinë e tërheqjes së investimeve të Katarit në Maqedoni.
Emiri Al Tani gjithashtu u dekorua nga presidenti Ivanov me dekoratën e lartë shtetëror “8 Shtatori” në shenjë mirënjohje për angazhimin e tij për paqen.
(e.m/BalkanWeb)