Hidhet nga kati i 4 i pallatit, vdes 41-vjeçarja

Viktimë, foto arkiv
Një 41-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i një pallati.
Laurela Gerbi, ka ndërruar jetë menjëherë pa mundur të mbërrijë në spital. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Qemal Stafa në kryeqytet.
Sipas informacioneve mësohet se Gerbi vuante nga probleme mendore. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan 41-vjeçaren drejt vetëvrasjes. /E.L/