E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, vdes minatori i 20-të

AKSIDENTI/ Behar Toçi ndërroi jetë mëngjesin e djeshëm teksa një masiv shkëmbi i ra mbi trup

Vdekja e 30-vjeçarit ishte e menjëhershme, pa i dhënë mundësi që të dilte as nga galeria e minierës


BULQIZË - Miniera e Bulqizës mori dje dhe një jetë tjetër nga radhët e minatorëve, pikërisht një baba të tre fëmijëve. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 10:30 të mëngjesit në thellësi të kësaj miniere ku punon një firmë private e licencuar, teksa minatori Behar Toçi u aksidentua për vdekje duke punuar në një front prodhimi për të nxjerrë mineralin e kromit. Vdekja e 30-vjeçarit rrumbullakos 20 vdekje të minatorëve të ndodhura për një vit e dy muaj në Bulqizë.

---------------------------------------------------

Gjithçka, sipas një minatori sindikalist ka ndodhur në kohën kur Toçi po kontrollonte me barominë frontin e prodhimit. Në këtë kohë një masiv shkëmbi që është shkëputur nga sipër, ka rënë mbi trupin e minatorit, duke i shkaktuar 30-vjeçarit dëmtime të shumta në shumë pjesë të trupit të tij. Shokët e frontit të punës, minatorë që punonin aty, e kanë nxjerrë shpejt Toçin nga thellësia e minierës për në sipërfaqe, duke e çliruar më së pari nga sasia e madhe e materialit të rënë përsipër, por fatkeqësisht dëmtimet kanë qenë serioze, duke mos i dhënë atij mundësi shpëtimi. Kësisoj, ai ka ndërruar jetë pa dalë nga galeria e kësaj miniere.

----------------------------------------------------------------

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton lidhur me shkaqet e këtij aksidenti tragjik, duke nisur nga kushtet e sigurisë. Por, në fakt, hetime të tilla po përfundojnë më shumë në inspektime galerish sesa në vënien e personave përgjegjës para përgjegjësisë ligjore për vdekje të tilla. Behar Toçi banonte në Fushë-Bulqizë dhe ishte baba i tre fëmijëve, të cilët ashtu si dhe fëmijët e 18 minatorëve të tjerë që humbën jetën që nga muaji janar i vitit të kaluar, po rriten jetimë me halle mbi shpinë. Vdekja e djeshme e minatorit Behar Toçi vjen në radhën e vdekjeve aksidentale në këtë minierë për këtë vit pas vdekjes së 38-vjeçarit Arjan Duva, i cili vdiq pak javë më parë po nga një aksident në frontin e nxjerrjes së kromit në një galeri të braktisur, ndërsa mbeti i plagosur rëndë dhe një minator tjetë

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›