Bulqizë, vijon dita e 21 e grevës së urisë së minatorëve

Minatorët e Bulqizës hynë sot në ditën e 21 të grevës së urisë, në pritje të një marreveshje me "ACR".
Të premten dhe pse përfaqësuesit e minatorëve u takuan me Administratorin e kompanisë ACR, Giga Bedineishvili, sërish marrëveshja nuk u arrit,kur përfaqësuesit e minatorëve e konsideruan ofertën e ACR, si jo institucionale.
Ndërsa Administratori i kompanisë e vlerësoi si pozitiv takimin me përfaqësues te minatorëve duke thene se kishin rënë dakord per hartimin e një memorandum mirëkuptimi.
14 minatorë të "ngujuar", në nivelin e 14-të, kërkojnë rritje page 20-40%, kushte më të mira pune si largimin nga detyra të përfaqësuesit të "ACR".