Vidohovë, Mulliri:Varje autorit ose vetëgjyqësi

Shaban Mulliri, xhaxhai i tre vëllezërve Taulant, Etlevan dhe Xhiljon Mulliri të cilët u vranë në 27 janar, në një prononcim për "Ora Neës" ka deklaruar se do të bëhet vetëgjyqësi ndaj autorit Besim Karaj nëse ndaj tij nuk merret vendim kapital. "Nëse autori i vrasjes nuk dënohet me varje në litar, ne do të bëjmë vetëgjyqësi", u shpreh Mulliri.
Xhaxhai i viktimave tha gjithashtu se familja Mulliri kërkon një takim me ministrin e Brendshëm Lulzim Basha, pasi sipas tij, mund t'i japin të dhëna lidhur me Besim Karajn, autor i ngjarjes.
45-vjeçari, Besim Karaj më 29 janar vrau tre vëllezërit Mulliri. Tragjedia ndodhi për shkak të një lidhjeje jashtëmartesore të një prej viktimave me gruan e agresorit.
Aktualisht Karaj ndodhet në burg, pasi u vetëdorëzua ditën e djeshme në Thumanë të Krujës, në vendlindjen e tij.