E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkarje dherash, bllokohet aksi Berat-Skrapar

Shirat

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar shkarje dherash dhe bllokim në disa pjesë të aksit rrugor Berat - çorovodë. Rruga është bllokuar në afërsi të Bogovës dhe lëvizja e automjeteve është ndërprerë për disa minuta gjatë mesditës së djeshme. Në anë të rrugës kanë përfunduar dhera, gurë çka ka vënë në vështirësi drejtuesit e mjeteve që kanë përshkuar këtë aks rrugor. Fillimisht, drejtuesit e automjeteve janë përpjekur ta hapin vetë rrugën nga gurët dhe dherat, ndërkohë që situata ka vazhduar duke u vështirësuar. Më pas, Drejtoria e Rrugëve në Skrapar ka dërguar një mjet, që ka bërë të mundur pastrimin e rrugës dhe lehtësimin e qarkullimit.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›