E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë,vritet me thikë 25-vjeçari, pranga autorit

Një tjetër ngjarje e rëndë pas atyre të ditëve të fundit në Durrës, Devoll dhe Tiranë ka ndodhur në qytetin e Bulqizës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytezën Krastë të Bulqizës ku një 25-vjeçar është qëlluar me thikë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Viktima është Fatos Daxha ndërkohë që policia ka identifikuar autorin e vrasjes i cili është Gëzim Tomaj 27 vjeç.
Burime policore bëjnë të ditur për "Ora News" se forca të shumta policie menjëherë janë vënë në ndjekje të autorit duke e prangosur. Ndërkohë burime nga policia theksojnë se shkak i vrasjes ka qënë një grindje mes viktimës dhe autorit për dru zjarri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›