E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani shënon në përgatitore

Ndërkohë që emri i tij përmendet me të madhe në merkato, sulmuesi shqiptar Erjon Bogdani vazhdon të stërvitet me Livornon, madje duket se po rikthehet në formën e tij më të mirë. Livorno është duke u përgatitur për ndeshjen e të dielës kundër Torinos dhe në një ndeshje "brenda shtëpisë" dhe që është mbyllur me shifrat 2-2 Bogdani që është aktivizuar me ekipin e parë ka shënuar gol për ekipin e tij. Tavano ka shënuar golin tjetër për titullarët, ndërsa për ekipin e rezervistëve kanë shënuar Vidigal e De Vezze.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›