E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo “tkuret’ para FSHF-së

Tirane (Shqiperi) - Edhe pse Dinamo, më saktë trajneri i saj Agim Canaj, të paktën në deklarimet në media deklaroi se do nuk do t'i lejonte lojtarët e tij, mbrojtësin Arjan Pisha dhe mesfushorin sulmues Bekim Kulin të merrnin pjesë në zborin e Kombëtares (B) në Antalia të Turqisë, klubi "blu" përfundimisht është tërhequr nga pozicioni i tij. Në fakt, Canaj me shokë, nuk ka pasur asnjë mundësi për ta kundërshtuar, pasi në një nga rregulloret e FSHF-së, thuhet se lojtarët që nuk i përgjigjen thirrjes së Kombëtares mund të pezullohen ose të paguajnë një gjobë të majme.
Albania Sport

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›