E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkumbini, pas Norës e Turdiut edhe Binogol

Peqin (Shqiperi)- Drejtuesit peqinas dhe vetë presidenti Xhavit Ismaili nuk kanë ndërmend të ndalen në merkaton e janarit. Ata sipas fjalës së dhënë kanë ndërmend ta fuqizojnë edhe më tepër skuadrën e tyre për pjesën e dytë të sezonit. Pasi kanë nënshkruar kontratën me sulmuesin e Vllaznisë, Arlind Nora dhe mbrojtësin e Kastriotit Erald Turdiu tashmë një tjetër lojtar i Kastriotit është bërë pjesë e tyre. Fjala është për afrikanin Binogol që më parë ka luajtur edhe në rradhët e Besës. Sipas burimeve pranë klubit bardhekaltër në skuadër priten të tjera përforcime cilësore.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›