Elkan: “Do ta forcojmë Juven”

Torino (Itali)- Xhon Elkan, aksioner i Juventusit dhe zëvendëspresidenti i FIAT-it në Itali lajmëroi blerje të reja për Juventusin. "Skuadra ka bërë një kampionat të mirë. Objektivi ynë është të arrijmë në Europë, dhe nisur nga kjo duhet që ta forcojmë skuadrën", - tha nipi i avokatit të famshëm Xhani Anjeli, një prej ikonave të Italisë dhe Juventusit. Në planet e afërta të bardhezinjve është edhe mesfushori i Liverpulit, Momo Sisoko, i cili mund të nënshkruajë gjatë merkatos dimërore. Juve është e zbuluar në qendër të mbrojtjes, pasi ka huazuar Domeniko Krishiton dhe Horge Andrade vuan nga një dëmtim i gjatë në gju.
SISOKO – "Të gjithë më pyesin nëse kam firmosur tashmë me Juventusin. Nuk e kam bërë, por jemi shumë afër", – tha Mohamed Sisoko. "Jam akoma një lojtar i Liverpulit", - shton mesfushori nga Mali. "Shpresoj se në ditët e ardshme do të lajmërohet edhe lajmi i madh. Agjenti im, Juventusi dhe Liverpuli kanë duke punuar për transferimin tim, Jam entuziast".