E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hidink: “Bajerni? Jo, faleminderit”

Frankfurt(Gjermani)- Trajneri holandez, Gus Hidink, hodhi poshtë zërat që e lidhnin atë për një kalim të mundshëm në bankinën e Bajernit të Munihut. Emri i teknikut aktual i Rusisë, i cili më parë ka drejtuar Holandën, Korenë e Jugut dhe Australinë, qarkulloi në gazetat gjermane si pasues i Otmar Hitzfeldit. "Është bukur të dish se emri yt figuron midis kandidaturave për bankinën e një klubi të lavdishëm, por kam një kontratë deri në vitin 2010 me Rusinë dhe shpresoj ta respektoj", - tha Hidink.
Albania Sport

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›