E Diel, 1 Nëntor 2026

Kasat fiskale, qytetarët: Nuk e marrim faturën për çdo blerje

31 dhjetori ka qenë dhe afati i fundit i vendosjes së kasave fiskale megjithatë qytetarët shprehen se nuk paisen me kuponin tatimor në çdo vend që bëjnë blerje.

Sipas qytetarëve më të rregullt në dhënien e faturave janë dyqanet dhe supermarketet ndërkohë që në tregje nuk paisen asnjëherë me faturë.
 

Vendosja e kasave fiskale shkaktoi një sërë protestash prej tregtarëve sipas të cilëve ishte e pamundur që të përballoheshin çmime aq të larta. Në këtë mënyrë qeveria i ofroi tregtarëve subvensionim dhe vendosi si afatin e fundit të vendosjes së kasave fundin e dhjetorit.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›