Perseriten zgjedhjet ne Mitrovice vendimi nga Gjykata Supreme
Mitrovice 7 janar 2011 NOA- Gjykata Supreme e Kosoves ka marre vendim per perseritjen e zgjedhjeve ne komunen e Mitrovices.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Gjykates Supreme te Kosoves Fejzullah Hasani.
Sipas tij anulohet vendimi i Panelit Zgjedhor per Ankesa dhe Parashtresa
ndersa urdherohet KQZ-ja qe ti pergatise procedurat per perseritjen e votimeve.
Do te jene 24 qendrat e votimit ku do te perseriten zgjedhjet nga 29 vendvotime qe kishte kjo komune.
Tashme eshte ne doren e KQZ-se nese zgjedhjet do te mbahen ne gjithe Mitrovicen apo vetem ne keto 24 qendra.
Vendimi eshte marre pas ankeses se paraqitur
nga Levizja Vetevendosje per keqperdorime te votave ne zgjedhjet e 12
dhjetorit.
Kete lajm Hasani e dha gjate nje interviste per Radio Evropa e Lire.