E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove 100 ekipe vezhgimi marrin ne dore rivotimin e 9 janarit

Prishtine 7 janar 2011 NOA-Me 9 janar 100 ekipe te Vezhgimit te Zgjedhjeve do te ndjekin cdo faze te zgjedhjeve.

Perfaqesuesi Special i Bashkimit Evropian ne Kosove po koordinon perseri Misionin e Vezhgimit te Zgjedhjeve ne Kosove per te vezhguar rivotimin ne 62 qendra votimi dhe 185 vendvotime.

Ekipet e vezhgimit do te perbehen nga anetare te stafit te ICO/EUSR-se anetar te misioneve diplomatike ne Kosove si dhe nga diplomate te vendeve te tjera anetare te BE-se dhe te rajonit te Ballkanit Perendimor.

Zgjedhjet e se dieles do te perseriten ne komunat Skenderaj Drenas dhe Decan dhe ne qendrat e zgjedhura te votimit ne Lipjan dhe Malisheve.

a.y/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›