E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bumç i përgjigjet akuzave

Tiranë (start)- Ish-ministri i Drejtësisë Aldo Bumçi ka reaguar sërish sot ndaj akuzave të opozitës, në përpjekje për të shfajësuar veten nga akuza mbi vendimet për demontimin e armëve të Gërdecit. Bumçi deklaroi se shkresa që i ishte dërguar djalit të kryeministrit Berisha, mbante datën 9 mars, ndërsa ajo e paraqitur nga opozita mbante datën e 13 marsit 2007, çka sipas tij hidhen hije dyshimi mbi këtë faks.

“Çdo shkrim në dokumentin e pretenduar është i falsifikuar dhe nuk është i Ministrit të Drejtësisë Aldo Bumçi, gjë e cila vërtetohet shumë thjeshtë nga vërtetimi i kaligrafisë, shkrimi im si ish-ministër Drejtësisë gjendet në qindra dokumente. Fakti i dytë është se në arshivën e Ministrisë së Drejtësisë nuk gjendet asnjë dokument origjinal, që protokollohet dhe ruhet në këtë ministri, që të përmbajë shënimin në fjalë”, ka deklaruar Bumçi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›