E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Shqipëria peng i keqqeverisjes

Tiranë (start)-Deputeti socialist Taulant Balla, duke cituar një raport nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur, i financuar kryesisht nga Xhorxh Soros, deklaroi sot se Shqipëria në mungesë të hapave konkretë të zbatimit dhe forcimit të reformave në kuadër të MSA, po vazhdon të mbetet peng i keqqeverisjes, mungesës së vullnetit dhe kapaciteteve për implementimin e detyrimeve që na imponon procesi i integrimit evropian. Sipas Ballës, raporti në fjalë tregon se vazhdon të mbetet “problematik procesi i hartimit të ligjeve sidomos në fushën e drejtësisë dhe mënyra sesi menaxhohet ky proces. Fragmentarizmi i ligjeve, konfuzioni i shkaktuar nga hartimi i disa projekteve në të njëjtën kohë, ka bërë që disa prej tyre të jenë të paplota dhe kontradiktore”.

“Sikurse pritet të vlerësojë edhe progres-raporti i BE-së për vitin 2008,Shqipëria nuk ka bërë ende hapa konkretë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”-theksoi Balla për mediat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›