E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti: Rama hoqi LSI-në nga KQZ

Tiranë (start)- Lëvizja Socialiste për Integrim ka kundërshtuar ashpër ndarjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Deputeti i LSI-së Dritan Prifti tha për mediat, se formulat tinëzare të ndarjes së KQZ-së apo komisioneve të qendrave të votimit apo numërimit, që nuk garantojnë gjithë përfshirje, demokraci dhe liri te votës, por kanë qëllim diskriminimin e padrejtë, por dhe mafioz të LSI, si kundërshtarja kryesore e dy partive të vjetra PS-PD, nuk do të funksionojnë.

“Nuk ka asnjë kriter që të përjashtojë LSI nga procesi i administrimit te zgjedhjeve te ardhshme”-deklaroi Prifti, ndërsa ka shtuar se LSI nuk shitet dhe nuk blihet, por qëndron në krah të njerëzve

“Jemi me të drejtën e Zotit, jemi në krah të popullit që kërkon votime të lira dhe të pa manipuluara”-vijoi më tej deputeti i LSI-së.

Prifti tha se “LSI shpreh shqetësimin sidomos për Edi Ramën që po shkëputet çdo ditë dhe më shumë nga dëshira e shumicës dërmuese të anëtareve të PS, për të realizuar një bashkim te fuqishëm kundër Sali Berishes dhe kastës së tij. Është pikërisht Edi Rama që i ka kërkuar Sali Berishës heqjen e LSI nga procesi i administrimit të zgjedhjeve të 2009, dhe e ka vendosur këtë kusht për dhënien e votës se PS për Kodin Zgjedhor”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›