E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e burgjeve gjen 10 celularë në Burrel

Burrel, 2 Nëntor, 13:55, NOA - Policia ka gjetur rreth dhjetë aparate telefonike, celulare në burgun e Burrelit. Burimet policore nga Drejtoria e Burgjeve, kanë bërë të ditur për agjencinë NOA, se mëngjesin e sotëm gjatë një kontrolli të gardianëve është konstatuar prania e celularëve. Celularëve e bllokuar janë 10 dhe janë gjetur në zonën D të burgut. Në këtë zonë, dënimin dhjetëra të burgosur me burgim të përjetshëm. Sipas Drejtorisë së Burgjeve, në burgun e Burrelit, janë duke vuajtur aktualisht dënimin, rreth 210 të burgosur, 40 prej të cilëve janë të dënuar me burgim të përjetshëm. Me stë dënuarve janë, Zani Çaushi, Jaho Mulosmani si dhe disa të tjerë, të njohur për publikun. Dyshohet se telefonat janë përdorur nga të burgosurit për të komunikuar me njerëzit jashtë burgut. c.a/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›