‘Fazlliç’, përgjigjet Berisha
Tiranë (start)-Pas këmbënguljes së opozitës, duket se kryeministri Sali Berisha ka vendosur më në fund të jap shpjegime për sa i përket lidhjeve të tij me biznesmenin serbo-boshnjak Damir Fazlliç. Konferenca e kryetarëve do të mblidhet sot për të vendosur kalendarin tre javor të punimeve të Kuvendit, ku ndër të tjerash do të përfshihet edhe mocioni për debat me kryeministrin Berisha.
Opozita, kryesisht Partia Socialiste ka kërkuar debat të menjëhershëm me kryeministrin, për t’iu dhënë përgjigje akuzave dhe dyshimeve që janë hedhur jo pak javët e fundit mbi kreun e qeverisë.
Kërkesa është bërë nga nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Erion Braçe. Sipas të cilit Berisha duhet të flasë për çështjen, pasi ende nuk u është përgjigjur akuzave.
“Në Parlament, nuk ka ndodhur ajo që parashikon Rregullorja në nenin 98. Berisha na u betua se do të ishte seanca më transparente, por prej asaj dite, Berisha nuk është dukur më, përkundrazi është fshehur”-ka deklaruar Braçe.