Presidenti Sejdiu nesër vizitë në Tiranë

Presidentet, Topi dhe Sejdiu
Tiranë, 2 Nëntor, 12:50, NOA - Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu nesër do të fillojë vizitën e tij dyditëshe në Shqipëri, i ftuar nga homologu shqiptar Bamir Topi.
Presidenti Sejdiu do të zhvillojë takime me presidentin Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha dhe kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli.
Në kuadër të vizitës në ditën e dytë ai do të qëndrojë për vizitë në Shkodër, me ç`rast autoritetet bashkiake do ta shpallin presidentin Sejdiu Qytetar Nderi.
Vizita e presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu në Shqipëri është e para që prej shpalljes së Kosovës shtet i pavarur dhe sovran dhe njohjes së saj nga Tirana zyrtare.
Bashkëpunim dypalësh, intensifikimi e bashkëpunimit rajonal dhe përfshirja e Kosovës si shtet i ri në këto procese si dhe procesi i njohjeve të reja do të jenë temat kryesore që do të diskutohen në agjendën e presidentit Sejdiu, njoftuan burime pranë presidencës në Prishtinë.
NOA