Bumçi:DASH, vlerësoi arritjet e Shqipërisë kundër korrupsionit

Deputeti i Partisë Demokratike Aldo Bumçi u shpreh në seancën e sotme plenare lidhur me raportin e DASH-it. Sipas tij ky raport vlerëson arritjet e Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik. Bumçi gjithashtu shtoi se opozita heshti për raportin e TIA-s sepse ky raport vlerësonte përparimin e qeverisë. Ne do të votojmë kufizimin e imunitetit edhe pse opozita është kundër kësaj u shpreh Bumçi. Ndërsa për pronat Bumçi shtoi se do të bëhet më shumë punë për pronat duke shtuar se Kryeministri Berisha ka deklaruar se trojet e lira të identifikuara nga qeveria do të përdoren për kompesimin e pronarëve.