E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bumçi: “Bashkia e Tiranës nuk ka një plan për trafikun”



Partia Demokratike ka akuzuar dje Bashkinë e Tiranës për mungesën e një plani konkret për të rregulluar trafikun në kryeqytet. Deputeti i PD-së, Aldo Bumçi, u shpreh dje se trafiku në Tiranë është në kaos për shkak se mungon një plan për orientimin e tij që të mos sjellë bllokim rrugësh. “Për të pasur një trafik të pranueshëm në qytet, sipërfaqja kushtuar trafikut duhet të jetë 20 për qind e gjithë sipërfaqes së qytetit. Në rastin e Tiranës, sipërfaqja dedikuar trafikut është 6.6 për qind. Bashkia e Tiranës, me ndërhyrjet e saj pa një plan të përkohshëm, ka krijuar këtë gjendje të rënduar kur trafiku i Rrugës së Durrësit, trafiku u Rrugës së Kavajës, që janë në maksimumin e tyre, orientohen këtu në një grykë shishe dhe krijojnë këtë bllokim për qytetin e Tiranës”, - deklaroi Aldo Bumçi, njëkohësisht kryetar i PD-së së Tiranës. Pavarësisht situatës së krijuar, deputeti demokrat Bumçi, tha se qeveria nuk do të ndërhyjë, pasi trafiku në kryeqytet është kompetencë e pushtetit lokal.

5 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›