E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, shqiptari vdes në burg


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në burgun Malandrinos të sigurisë së Lartë në Greqi, ku një i burgosur shqiptar nga Vlora nuk ka marrë ndihmën e duhur mjekësore, duke shkatuar vdekjen e menjëhershme. Viktima Dashamir Doku i cili vuante prej pesë vitesh dënimin, kishte shfaqur shqetësime prej një muaji. Doku vuante nga zemra, dhe mjekimet e duhura nuk i merrte, pasi në farmacinë e burgut nuk posedonin ilaçe. Të burgosurit janë hedhur në grevë urie, duke kërkuar të drejtat e tyre, pasi nuk është rasti i parë. Para një viti një person tjetër i ka dhënë fund jetës për shkak të gjëndjes së rëndë shëndetësore. Të burgosurit kërkojnë ndihmë nga Ministria e Drejtësisë.

Të burgosurit denoncuan në Radiotelevizionin "Ora News" duke informuar se katër të burgosur të tjerë i kanë dhënë fund jetës, ndërsa nga autoritetet greke nuk ka reagime. Të burgosurit kërkojnë plotësimin e kushteve më minimale të jetesës.

Ambasadori shqiptar në Greqi Vili Minarolli deklaroi për "Ora News " ka komunikuar me drejtorinë e burgut. Sipas tij, i burgosuri punonte në kuzhinë, dhe kohë më parë kishte treguar shenja sëmundje. Sipas ambasadorit Minarroli në orën 10.30 Dashamir Doku kishte shfaqur shqetësime në kraharor. E ndërsa ambulanca ka ardhur në orën 12.00, ku Doku mund të ketë vdekur gjatë rrugës ose në spital për shkak të ndonjë infarkti. Ambasadori shtoi se është rasti i parë që të burgosurit ankohen për kushtet më minimale, e ndërsa ka patur raste dhe ankesa për gjykim të shkurtuar ose dënim maksimal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›