Përfundon afati, Fyle: Zgjidhja e krizës, topi tani është në fushën shqiptare
“Politikanët shqiptarë janë në dijeni të kërkesave tona”
Eljona Ballhysa
Në ditën e fundit të afatit të vënë nga ndërkombëtarët për zgjidhjen e krizës, komisioneri europian për Zgjerimin, Shtefan Fyle, thekson se tani topi është në fushën shqiptare, çka nënkupton se zgjidhja duhet të vijë nga dy partitë e mëdha politike në vend. Në deklaratën e tij dhënë mediave shqiptare gjatë punimeve të Samitit të Sarajevës, Fyle është shprehur se partitë politike shqiptare i dinë kërkesat që duhet të përmbushin dhe kushtet që janë vënë nga dy grupimet e mëdha politike të Parlamentit Europian.
Fyle ka qenë i pranishëm në darkën e Strasburgut ku u zhvillua takimi mes dy krerëve më të lartë të politikës shqiptare, kryeministrit Berisha dhe kreut të opozitës Rama. Në këtë darkë u diskutua mundësia e hetimit të kutive të materialeve zgjedhore, por arritja e konsensusit mbeti pezull për shkak se palët nuk ranë dakord se çdo të bëhej me fletët e votimit. Gjithsesi, darka e Strasburgut u cilësua e suksesshme nga të dyja palët, por ndërsa Rama e cilësoi ultimativ afatin e vendosur prej 2 javësh për të zgjidhur krizën, të kundërtën deklaroi Berisha. Sipas tij, asnjë institucion i BE-së nuk mund t’i vendosë ultimatume një qeverie legjitime.
Deklarata
“Ata e kanë procesin në duart e tyre tani. Ata e njohin përgatitjen tonë për t’i ndihmuar sa më shumë që të mundemi. Ata janë në dijeni të kërkesave nga drejtuesit e dy grupeve më të mëdha politike në Parlamentin Europian. Topi është në fushën e tyre”, - është shprehur Fyle.
Kjo deklaratë vjen edhe pas negociatave që pala shqiptare zhvilloi rreth një javë më parë me ekspertët e BE-së. Në një mision 24-orësh, katër ekspertë të Parlamentit Europian zhvilluan takime intensive me kryeministrin Berisha, kreun e opozitës Rama, me ambasadorët e vendeve të BE-së në Tiranë, si dhe me ekspertët e të dyja partive politike. Gjatë këtyre negociatave ekspertët e BE-së mbajtën shënim qëndrimet e të dyja partive politike, kërkesat e tyre dhe pikat ku mund të lëshonin palët. Në përfundim të misionit ata nuk bënë asnjë deklaratë për mediat, por burimet bënë të ditur se ekspertët e BE-së do të hartojnë një draft për zgjidhjen e krizës shqiptare, të cilin më pas do t’ua japin të dy partive. Ndërkaq, faktori politik shqiptar, pas negociatave me grupin e ekspertëve të BE-së, nuk ka ndërmarrë asnjë lëvizje konkrete për zgjidhjen e krizës, përveçse ka ngritur tonin e deklaratave publike kundër njëri-tjetrit. Gjatë dy ditëve të fundit, si Berisha, ashtu dhe Rama, i kanë bërë thirrje njëri–tjetrit që të pranojnë ofertat respektive për zgjidhjen e krizës. Një ditë më parë Berisha u shpreh se është në të mirën e opozitës të pranojë paketën e ofertave të maxhorancës, pasi kjo fundit, sipas Berishës, nuk ka asnjë detyrim ligjor që të plotësojë kushtet e PS-së. Ndërkaq, përfaqësuesit e lartë të PS-së e akuzuan Berishën për vazhdimin e krizës dhe i bënë thirrje atij që të zhbllokojë situatën.
5 Qershor 2010