Deshmitaret: MEICO nuk pagoi fadromen qe punoi ne fabrike
Tirane- Tre punonjes te xhenios, kane deshmuar dje ne procesin gjyqesor ne ngarkim te 29 te pandehurve, te akuzuar per tragjedine e Gerdecit. Punetoret kane treguar ne lidhje me futjen e mjeteve te renda ne fabrike pas firmosje se kontrates me firmen MEICO. Deshmitarja Nafije Oshafi, tregoi dje se ishte vene ne dijeni te urdhrit nr.36 te Shefit te Shtabit te Pergjithshem, per venien e nje fadrome ne dispozicion te MEICO-s. "Kam zbatuar kete urdher dhe shkresa erdhi nga sekretaria, ne mungese te shefit te logjistikes isha une zevendese. Detyrimi i ketij urdhri vinte si detyrim i repartit 4501, qe te lidhej kontrate me MEICO-n. Nuk e di nese eshte zbatuar urdhri, nuk e di nese MEICO ka paguar fadromen," tregoi Oshafi. Nderkohe qe kolegia e saj, Valbona Idrizi deklaroi para gjykates se kontrata e njeanshme per venien ne dispozicion te fadromes, eshte firmosur vetem nga reparti dhe jo nga MEICO. Sipas saj, kontrata e fadromes nuk eshte likuiduar dhe eshte paraqitur ne sekretari, ku vete ajo i ka kerkuar MEICO-s ne menyre zyrtare shlyerjen e kontrates. Deshmitari i fundit qe dha shpjegimet e tij, para trupit gjykues te kryesuar nga gjyqtari Ritvan Hado, ishte Hekuran Rrapaj me detyre zevendes komandant i brigades se transportit dhe varej nga Brigada Logjistike. Rrapaj shpjegoi se detyra e tyre mbeshtetej ne transportin e te gjitha strukturave te Forcave te Armatosura. Ne lidhje me urdhrin 505 per demontim municionesh ne Gerdec, ai u shpreh se e ka marre nga Brigada Logjistike.
R.C