E Diel, 1 Nëntor 2026

Bumçi: Bashkia e Tiranës shpërdoron fondet, 18 milionë eurot e akorduara nga qeveria s’janë investuar

Deputeti demokrat inspekton zonën e Kodër Kamëz, i bën thirrje Ramës të shpronësojë pronarët dhe të ndërtojë shkollat

Kryetari i degës së PD-së për Tiranën, Aldo Bumçi i ka bërë thirrje sot kryebashkiakut Edi Rama, që të investojë në ndërtimin e shkollave në kryeqytet. Reagimi i Bumçit erdhi pas sulmeve të vazhdueshme të përfaqësuesve të opozitës, ndaj procesit të privatizimeve. Deputeti demokrat theksoi se Bashkia e Tiranës duhet që të kompensojë pronarët e ligjshëm me çmimit e tregut dhe njëherazi të ndërtojë shkolla dhe kopshte. Këto deklarata deputeti Bumçi i bëri gjatë një inspektimi në zonën e repartit ushtarak në Kodër Kamëz.
“Bashkisë i janë dhënë rreth 18 milionë euro dhe ende nuk është ndërtuar asnjë shkollë ndërkohë që debatohet për privatizimin e këtij reparti”- u shpreh deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi.
Të pranishëm aty edhe pronarë të tokës u shprehën se ata janë dakord me vendimet e Bashkisë, por si fillim ajo duhet që të realizojë kompensimin e pronarëve të dalë nga procesi i privatizimit.
Reparti ushtarak në Kodër Kamëz ka hapur një sërë polemikash midis Bashkisë dhe ministrisë së mbrojtjes dhe të ekonomisë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›