E Diel, 1 Nëntor 2026

Bumçi: Edvini i interesuar për projektet personale, jo për transparencën e zgjedhjeve

Spekullimet e opozitës me seancën e fundit të parlamentit, reagon PD


Partia Demokratike shprehet se transparenca e zgjedhjeve e shumë përfolur nga qarqet e ngushta të opozitës, nuk është në interes të Edvin Kristaq Ramës, përsa kohë ky i fundit është më tepër i dhënë pas planeve të tij personale dhe për t’i arritur ato ka vënë nën shfrytëzim socialistët e thjeshtë dhe njëherazi po mashtron dita – ditës opinionin publik. Mazhoranca hodhi poshtë dje akuzat e pa baza të deputetëve të Partisë Socialiste lidhur me seancën e fundit parlamentare, e cila u karakterizua nga një maratonë e gjatë diskutimesh, për draftin e depozituar nga opozita, për transparencën e zgjedhjeve të vitit të kaluar. Deputeti demokrat Aldo Bumçi deklaroi gjatë një konference për shtyp se opozita po përbalt qëllimisht seancën plenare, pavarësisht se Kuvendi miratoi një kërkesë të depozituar nga vetë Partia Socialiste. Bumçi shprehu vendosmërinë e mazhorancës për transparencën e zgjedhjeve, por njëherazi shtoi se opozita e Edvin Kristaq Ramës, nuk e dëshiron këtë transparencë, por është duke luftuar për interesat e rëndomta të këtij të fundit. “Partia Socialiste vazhdon të sulmojë seancën e fundit të Kuvendit të Shqipërisë, e cila u zhvillua në përputhje të plotë, në respekt me rregulloren e Kuvendit, Kushtetutës dhe vendimeve përkatëse të Gjykatës Kushtetuese. Mos marrja pjesë në votim e deputetëve të Partisë Socialiste, përpjekjet e tjera, për të tërhequr nismën në kundërshtim me rregulloren dhe të Kushtetutës, dëshmuan qartë se Edvin Kristaq Rama nuk ka asnjë interes në transparencën e zgjedhjeve, por vetëm në praktikat bllokuese në interes të projekteve të tij personale”, u shpreh Bumçi. Deputeti i Partisë Demokratike dhe anëtari i Komisionit Hetimor, Aldo Bumçi i apeloi kryesocialistit në detyrë që të dërgojë deputetët në punimet e këtij komisionit, për të realizuar transparencën e shumë kërkuar nga opozita në tërësi dhe Edvin Rama në veçanti. “Grupi Parlamenatr i Partisë Demokratike, duke dënuar me forcë dhunën e ushtruar nga deputetët e PS-së në Kuvend, garanton se shumica është e vendosur të respektojë para së gjithash ligjet dhe Kushtetutën e vendit dhe i kërkojmë z.Rama të dërgojë listat e emrave të deputetëve socialistë, për të marrë pjesë në Komisionin Hetimor, për të bërë transparencën e zgjedhjeve parlamentare të 2009-ës”, deklaroi më tej, Bumçi. Kuvendi miratoi në seancën e fundit plenare kërkesën e opozitës për ngritjen e Komisionit Hetimor. Me 73 vota ‘pro’ Kuvendi i dha jetë një prej nismave të shumë kërkuara nga socialistët, por ajo që la shije të hidhur për ta ishte pikërisht angazhimi institucional i shumicës parlamentare, për të kryer hetimin e zgjedhjeve në përputhje me ligjet dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese për Komisionet Hetimore. Por, tendencat e opozitës së Edvinit për të dalë mbi ligjin dhe Kushtetutën po merrnin goditjen e merituar në sallën e Kuvendit, kryebojkotuesi lajmëroi deputetët dhe ushtarin e tij Gramoz Ruçi, të tërheqin nismat e depozituara. Në momentin kur mercenarët e Edvinit menduan se e kryen me sukses “lojën” e tyre, pas më shumë se 24 orëve diskutimesh, mazhoranca shprehu zotimin e saj institucional, për t’i shkuar deri në fund premtimit të dhënë për hetimin e plotë të zgjedhjeve, sipas pretendimeve të opozitës. Qëndrimi i shumicës parlamentare për t’a aprovuar nismën e pakicës dhe duke i garatuar kësaj të fundit çdo dispozitë ligjore, u kundështua turpësisht. Socialistët u faktuan vetë përpara shqiptarëve se nuk kishin kurrfarë interesi për zgjedhjet e vitit të kaluar, veç disa tekave personale, të cilat i shërbejnë më së miri interesave malavite të Edvin Kristaq Ramës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›