Bumçi: Objektivi i parë i kryetarit Edi Rama, është bllokimi i heqjes së vizave Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi

Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, deklaroi sot se “bllokmenët e rinj, Edvin Kristaq Rama, Gramoz Ruçi, Ilir Xhelil Gjoni, Ditmir Sulejman Bushati, Dash Myslim Peza, kërkojnë shpagim për baballarët e tyre”. Në një komunikim për mediat ai tha se për këtë gjë, Rama ka ngritur edhe një burg në mes të bulevardit ku mban shokët e vet. “Edi Rama, në hakmarrje kërkon pushtet me dhunë. Objektivi i tij i parë është bllokimi i heqjes së vizave. Në betim të baballarëve të tyre që mbajtën Shqipërinë e izoluar, Edi Rama me burgun që ka ngritur në mes të rrugës, synon marrjen e pushtetit, me përplasje, me dhunë”, u shpreh Bumçi. Sipas tij, Edi Rama në amanet të baballarëve, ka prioritet bllokimin e heqjes së vizave, izolimin e Shqipërisë. Duke iu drejtuar kryesocialistit, ai tha se për këtë gjë Rama mban përgjegjësi personale, individuale.