Patozi: S'mund te na kerkoni nje borxh qe s'ua kemi marre
Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, i uroi dje mireseardhjen deputeteve socialiste, duke shtuar se pavaresisht mungeses se tyre, Kuvendi punoi me kapacitet te plote. "Ne do te trajtojme me respekt dhe seriozitet cdo pretendim te opozites, per zgjedhjet. Jeni ne te drejten tuaj te dyshoni dhe kontrolloni, por eshte po kaq e vertete se nuk mund te na e kerkoni ne nje borxh qe nuk ua kemi marre. Mos lini gur pa levizur por gjithnje ne baze te Kushtetutes", u shpreh Patozi. Sipas tij, perpjekjet e opozites per hapjen e kutive te votimit, jane perpjekje per te nxjerre vendin nga "shinat" e normalitetit dhe ndaj ajo duhet te marre pergjegjesite. Duke theksuar se kreu socialist, Edi Rama eshte perpjekur gjate gjithe kesaj kohe, te mbaje gjalle nje kaos te vdekur, Patozi shtoi permendi serish se nuk pati asnje prove per manipulim te rezultateve te zgjedhje ne 28 qershor. "Pavaresisht te gjithave, sot e kemi nje lajm te mire, po e lexoni sic duhet Kushtetuten. Keshtu duhet te perfaqesohet opozita. Nga ana jone, ne jemi te hapur e te gatshem per dialog", vijoi Patozi.