"Ligji per hapjen e kutive tregon se ne paskemi kerkuar dicka te pabazuar ne ligj"
Deputeti i Partise Socialiste, Andis Harasani, shprehu keqardhjen per situaten ne te cilen ndodhet selia roze. Ne nje prononcim te dhene per televizionin "Klan" menjehere pas daljes nga Kuvendi, ai tha se LMN duhet falenderuar se pati nje kontribut thelbesor per hyrjen e PS ne Parlament dhe do te vazhdoje rrugen e veshtire. "Mua me vjen keq qe askush nuk shqetesohet per ata qe zgjedhjet po trokasin, askush nuk po mendon per zgjedhjet lokale, uroj te mos kete nje skenar per mosmarrjen pjese ne zgjedhje, se personalisht mendoj, po perdorin cdo justifikim per te abandonuar zgjedhjet lokale", deklaroi Harasani. Sipas tij, "duhet pranuar fakti qe PS po kerkon me nje ligj hapjen e kutive, kjo do te thote qe PS ka kerkuar per gjashte muaj dicka te pabazuar ne ligj". Ai tha se "nuk ka asnje lloj rendesie se cfare do te bejne 5 deputetet e LMN apo deputetet e PS, rendesi ka qe ndodhen ne nje krize te madhe, gjithe sistemit demokratik ne Shqiperi i mungon opozita". Sipas tij, "ka nje vendim grupi mbi te cilin nuk jane dakord, por do te vazhdojne te respektojne keto vendime grupi". "Do te me vinte shume keq qe nese do te ndodhesha perseri ne te njejten situata, sic ndodhemi sot. Para gjashte muajsh thame qe PS nuk do te arrije asgje permes bojkotit, u vertetua qe nuk arritem asgje. U be nje propozim ndaj grupit Parlamentar Demokrat, nje projektligj qe une nuk e kam pare, te shikojme se kush do te jete pergjigja e PD", u shpreh sektari per Programin Politik ne PS. Sipas tij, pese deputetet do te shikojne se si do te rrjedhin gjerat dhe do te marrin vendime te tjera. Ai e vleresoi si "nje hap shume i mire futja ne Parlament dhe eshte ajo cfare kerkuan per gjashte muaj me radhe, LMN dhe faktori nderkombetar". "Mendoj qe nuk ka ndryshuar asgje nga pozicioni i pare, PS thjesht fatkeqesisht per frike te djegies se mandateve u fut ne Parlament, beri betimin, pra i dha vetes edhe gjashte muaj kohe, kohe te cilen me keq se cfare e shfrytezoi keto gjashte muaj, nuk mund ta shfrytezoje, keshtu qe shpresojme per me mire", nenvizoi Harasani. Sipas zyrtarit te lart socialist, "nuk ka shqiptar, nuk ka faktor nderkombetar qe nuk eshte i qarte per kete, ka nje deklarate shume te qarte se zgjidhja e krizes dhe futja ne Parlament nuk quhet futja dhe dalja, por quhet qendrimi ne Parlament".